Viprint inauguroi linjën e re të paketimeve industriale

Ekonomi

Viprint inauguroi linjën e re të paketimeve industriale

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:38
Pamje nga inaugurimi i instalimit të linjës së re për paketime industriale dhe hapësirave të reja prodhuese në fushën e printit

Viprint, një ndër shtypshkronjat lider në vend, organizoi sot eventin e inaugurimit të instalimit të linjës së re për paketime industriale dhe hapësirave të reja prodhuese në fushën e printit në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të saja, teknologjike dhe infrastrukturore. Ceremonia inauguruese u zhvillua ne hapësirat e Viprint-it, që  ndodhet në  Parkun e Biznesit në Mitrovicë.

Visar Idrizi,  drejtor menaxhues i Viprint, theksoi se Viprint  ka tashmë një histori të gjatë të punës dhe sukseseve.

“Dua të theksoj se sot ne po inaugurojmë një fazë të re të rëndësishme në jetën e kompanisë. Ceremonia sot na bën më të vetëdijshëm për rëndësinë që luajmë ne sektori privat në zhvillimin e vendit tonë, duke sjellë pandërprerë inovacion dhe duke krijuar më shumë mundësi për të gjithë dhe punësim të qëndrueshëm për profesionistë të këtij sektori”, tha Idrizi.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, i pranishëm në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë e tij për këtë investim të cilin ai e cilësoi si shumë domedhënës jo vetëm për Viprint, por edhe për vetë Mitrovicën dhe imazhin e sektorit privat në Mitrovicë.

“Kjo i jep më shumë kuptim edhe vetë Parkut të  Biznesit në Mitrovicë”, theksoi Bahtiri i cili pasi përgëzoi kompaninë në fjalë për këto arritje, njëkohësisht inkurajoi edhe bizneset tjera të investojnë në  Mitrovicë.

Naim Dedushaj, Drejtor i Investimeve të Diasporës dhe udhëheqës i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, në fjalën e tij të rastit tregoi përvojën e tij me Viprint, për të cilën tha se përfaqëson modelin e një investimi bashkohorë, gjë që e ka renditur tashmë në rangun e bizneseve ndërkombëtare në fushën e printit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat