“Së shpejti rriten pagat”

Ekonomi

“Së shpejti rriten pagat”

Nga: G.B Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar se së shpejti do të rritet paga minimale.

Përmes njëpostii në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë më pagë 135 euro, duke synuar që paga minimale të jetë më e lartë se aktualja që është 170 euro, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Së shpejti ngritet paga minimale

Javën e kaluar mbajtëm mbledhjen e rregullt të Këshillit Ekonomik Social.

Prezentuam analizat e fundit rreth pagës minimale. Në Ministri gjatë javës do të përfundojmë udhëzimin për pagë minimale, kurse nga Oda Ekonomike dhe nga Aleanca e Bizneseve presim qëndrimet e tyre rreth pagës minimale.

Me rëndësi se në Kosovë, nuk do të ketë më paga nga 135 euro, ne synojmë pagë minimale më të lartë se aktualja prej 170 euro./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat