Maqedonia vendi më i lirë, ndërsa Zvicra më i shtrenjti i Europës

Ekonomi

Maqedonia vendi më i lirë, ndërsa Zvicra më i shtrenjti i Europës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 qershor 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Përkundër zhvillimit të lartë, Gjermania vijon të jetë shteti me kosto më të ulët të shpenzimeve në krahasim me vendet tjera europiane. Nga shtetet fqinje vetëm Çekia dhe Polonia kanë çmime më të ulta, shkruan “Bota sot” lajmin e “Eurostat”. 

Në krahasim nga 2016 çmimet për konsumatorët janë rritur për 3.6 përqind në 28 vendet e BE, por kjo shifër është më e lartë në Francë, Austri, Danimarkë dhe Hollandë. Vendi më i shtrenjtë në BE është Danimarka (38.7 përqind më shumë sesa mesatarja), ndjekur nga Irlanda (plus 24,6 përqind). Ndërsa vendi më i lirë europian është Bullgaria ku qiratë dhe çmimet e produkteve janë rreth 50 përqind më të ulta.

Për dallim nga vendet e BE vlerat më të larta të kostos së jetesës janë në Zvicër (plus 61.5 përqind nga mesatarja e BE), Islanda (plus 47.0) dhe Norvegjia (plus 39,6). Më poshtë qëndrojnë Maqedonia (minus 53,6) dhe Shqipëria (minus 51,2)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat