AKP pranon 137 oferta për shitjen e aseteve

Ekonomi

AKP pranon 137 oferta për shitjen e aseteve

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:58
AKP

(E plotësuar) - Agjencia Kosovare e Privatizimit të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve për mes likuidimit numër 33 ka pranuar gjithsejtë 137 oferta dhe shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 4 milionë e 439 mijë e 690 euro.

Oferta më e lartë në këtë valë ishte ajo e ofertuesit L133 në vlerë prej 1 milion e 111 mijë euro për pasurinë bujqësore toka në Ferizaj.

Në këtë valë të privatizimit ishin paraparë në likuidim 90 asete apo ndërmarrje shoqërore anë e mbanë Kosovës.

***

Agjencia Kosovare e Privatizimit filloi ceremoninë e pranimit të ofertave të shitjes së aseteve për mes likuidimit numër 33.

Në këtë valë të privatizimit janë paraparë në likuidim 90 asete apo ndërmarrje shoqërore anë e mbanë Kosovës.

Ndërsa, hapja e ofertave është paraparë të bëhet sot prej orës 12:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat