Intervenimet e fundit, Vala me probleme

Ekonomi

Intervenimet e fundit, Vala me probleme

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Përfaqësues të operatorit mobil Vala, kanë njoftuar se për shkak të punimeve në rrjetin 4GLTE, sot gjatë ditës do të ketë probleme në komunikimin telefonik. Arsim Bilalli , zëdhënës i Telekomit të Kosovës/Vala-s, ka treguar për kp, se me qëllim të përmirësimit të rrjetit të internetit të shpejt 4G, sot ekipet teknike të VALA-s do të punojnë në lagjen tek “Santea” dhe në “Aktash”.

 ”Dje, të hënën është punuar ne dy stacionet bazë në kryeqytet te “Xhambazët” dhe në “Aktash 2”, për zgjerimin e rrjetit 3G dhe 4G. Mund te ketë probleme ende rreth lagjes së “Xhambazeve” dhe “Aktashit2”, probleme mund të ketë edhe përreth rrugëve kryesore në “Agim Ramadani”, “Eqrem Qabej”  dhe “Enver Maloku.”, tha Bilalli.

Sipas tij, të premten është punuar ne dy stacione bazë në Prishtinë te Menza dhe në “Bregun e Diellit”.  

Ai tha se Vala është duke shtuar 120 stacione të reja bazë të teknologjisë më të fundit 4GLTE duke garantuar kështu cilësi dhe shpejtësi.

Bilalli siguron se çështjet teknike me të cilat ballafaqohen qytetarët këto ditë do të normalizohen shumë shpejtë.

“Vendosja e 120 stacioneve bazë të avancuara, fillimisht në regjionin e Prishtinës dhe më pas edhe në regjionet tjera të territorit të Republikës së Kosovës, do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të internetit 3G dhe 4GLTE si dhe në rritje të konsiderueshme të shpejtësisë.” tha Bilalli. Punimet sipas tij, do të përfundojnë në fund të gushtit të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat