Nga 5 gushti fillojnë hetimet për monopol dhe abuzim të pozitës dominuese

Ekonomi

Nga 5 gushti fillojnë hetimet për monopol dhe abuzim të pozitës dominuese

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 11:01
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi

Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës (AKK), nga data 5 gusht e këtij viti, fillon implementimin e agjendës për reforma evropiane, që me këtë kontratë të nënshkruar me Qeverinë dhe Kuvendin e ka për obligim të identifikojë monopolet, pozitën dominuese të tregjeve në gjithë territorin e Kosovës.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se janë rreth 14 tregje që do të identifikohen dhe hetohen për monopol. Prestershi në një intervistë për Kp, ka thënë se tregu i telekomunikacionit, energjisë, ujit, derivateve të naftës, tregu i sigurimeve, tregu farmaceutik, prokurimit publik, bankat do të hetohen për monopol, çmime, pozitë dominuese.

Autoriteti do të hetojë këto tregje deri më 15 dhjetor dhe më pas gjetjet me rekomandime do t’i dorëzohen Qeverisë dhe Kuvendit.

Prestreshi: Jemi të obliguar të identifikojmë monopole të mundshme 

“Agjenda për reforma Evropiane si kontratë e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës e aprovuar edhe në Kuvend për reforma ekonomike na ka obliguar në dy pika neve. Identifikimin e monopoleve në tërë Republikan e Kosovës. Ne si Autoritet Kosovarë i Konkurrencë konsiderojmë se tregjet më sensitive apo më të cenueshme që konsiderojmë në që janë të cenuar nga konkurrenca e tyre janë , tregu i telekomunikacionit, energjisë, sigurimeve, derivateve të naftës, tregu i produkteve farmaceutike , transportit, tregu i mediave dhe produksioneve kinematografikë , prokurimi, tregu i bankave , i lojërave të fatit, tregu i minierave , pajisjeve fiskale , tregu i furnizimit me ujë dhe tregu i mbeturinave. Këto tregje ne i kemi identifikuar që ka potencialisht monopole .”, tha Prestreshi.

Ai ka treguar se demi më 15 dhjetor, Autoriteti duhet të përpilojë raportin dhe t’i dorëzojë Qeverisë. Sipas tij, AKK, nuk do të bëjë asnjë kompromisë në gjetjet e marrëveshjeve gjentile (marrëveshje gojore) apo atyre ilegale.

Prestreshi: Hetimet do të filloj nga 5 gushti deri më 15 dhjetor

“Agjenda për Reforma Evropiane , na ka obliguar që në kuartalin e katërt të këtij viti të përfundoj kjo punë. Deri më 15 dhjetor Autoriteti planifikon ta përfundoj këtë raport të ja prezantoj Qeverisë dhe Kuvendit me rekomandime të duhura. Në gjitha këto tregje që i përmenda më herët. Ne fillimisht e kemi hartuar strategjinë për zbatimin e agjendës dhe këtë strategji janë formuar grupet punuese dhe më 5 gushtë do të dalin në terren deri më 15 dhjetor me bërë gjetje të monopoleve në këto tregje që i përmenda më herët.  Ne kemi obligim, karshi agjendës Evropiane për reforma Evropiane që ta bëjmë këtë identifikim dhe të ja prezantojmë Qeverisë dhe Kuvendit me rekomandime të duhura . Çfarë të veprohet. Duke filluar liberalizimi i tregut , parandalimi i fiksimit të çmimeve , parandalimi i ndarjes së tregut , parandalimi i kushtëzimit të kontratave të ndryshme që bëjnë kompanitë . Këtu AKK do të jetë i p a kompromise në gjetje të marrëveshjeve gjentelmene ose marrëveshjeve ilegale.”, tha Prestreshi.

Ai po ashtu ka thënë se në tregun e vendit ka monopole, që në disa raste janë të krijuara edhe me dijeni të shtetit siç është homologimi i automjeteve.

Sipas tij, shumë shpejt duhet që edhe ky treg të liberalizohet pasi janë kërkesa që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës.

Prestreshi: Ka monopole të krijuara nga vet shteti

“Raste të monopoleve ka. Jemi duke i identifikuar, ka edhe monopole natyrore të lejuara nga shteti vet , ka edhe monopole të krijuara në mënyrë natyrore. Homologimi për shembull është kryekëput monopol i lejuar nga shteti , ligjërisht i formuar nga vet shteti. AKK do ta merr një hapë shumë të qëndrueshëm rrethe kësaj dukurie. Do ti rekomandoj Qeverisë edhe Kuvendit që këtë monopol të homologimit ta liberalizoj ..... MSA  e potencon, AKK duhet ta bëjë një hulumtim të tillë , kjo është drejtpërdrejt e lidhur me çështjen  MSA, marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së për futje në tregun evropian. Drejtpërdrejt lidhet me qasje të BE-së, është veprimtari urgjente e autoritetit që të bëjmë identifikimin sepse këtë e kërkon edhe Brukseli , Qeveria edhe Kuvendi. “, tha Prestreshi.

Ai po ashtu tha se abuzimi me pozitën dominuese është i ndaluar edhe me kodin penal. Sipas tij, gjobat janë 10 përqind e qarkullimit vjetor të kompanisë.

Prestreshi: Gjobat për pozitë dominuese janë 10 përqind e qarkullimit vjetor

“Abuzimi me pozitën monopoliste përveç që është i dënuar nga autoriteti është i dënueshëm edhe me kodin penal 301, është vepër penale. kështu që momentin që ne fillojmë procedurat për këtë çështje ne do ta bëjmë edhe kallëzimin penal karshi personit që e ka bërë një marrëveshje të tillë...Dhjetë përqind e totalit të të hyrave vjetore të asaj kompanie. Nëse një kompani i ka 1 milion euro qarkullim vjetor ajo gjobitet me 10 përqindë që i bie 100 mijë euro. Ne marrim vendim për vepra civile, nëse mendojmë që është abuzim me pozitën monopoliste dominuese ne e bëjmë edhe kallëzimin penal në Prokurori. “, tha Prestreshi.

Prestreshi po ashtu ka thënë se edhe në ligjin e ri për automjete ka elemente që e ndajnë tregun. Sipas tij, neni 89 i këtij ligji thotë se gjithë qytetarët janë të obliguar që të bëjnë kontrollin teknik në komunën e tyre.

Prestreshi: Do të kërkojmë që të ndryshohet ligji për automjete

“Sipas AKK-së mendimet tona preliminare janë se kjo është ndarje e tregut . Ti nuk mundesh me ja caktua një qytetari ku ta bëjë kontrollimin teknik . Sepse kjo është veprimtari ekonomike . Secili qytetar, klientë , biznes ka të drejt me zgjedh ku donë me bërë kontrollimin teknik të automjeteve . Ne gjatë muajit gusht do të dërgojmë një rekomandim ministrisë që të filloj procedurat për ndryshim dhe plotësim të këtij neni. Ky nen cenon veprimtarinë ekonomike të bizneseve edhe cenon të drejtën e qytetarëve”, tha Prestreshi.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në të kaluarën kishte ndëshkuar me nga 100 mijë euro kompanitë për shitjen e arkave fiskale, pasi që si të tilla ishin dyshuar për fiksim të çmimeve.

Ngjashëm ishte vepruar edhe me 10 kompani të sigurimeve të cilat ishin gjobitur secila me nga 100 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat