Kosova merr kredi nga BB-ja 34.3 milionë euro

Ekonomi

Kosova merr kredi nga BB-ja 34.3 milionë euro

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:37
Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli

(E plotësuar) - Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit të konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, si dhe marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes “Radoniqi” dhe “Dukagjini”, marrëveshje këto që kapin vlerën 34.3 milionë euro.

Ministri Hoti tha se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, këto dy marrëveshje do të mundohen që t’i ratifikojnë dhe të hyjnë në fuqi.

Hoti: Kosova nga këto marrëveshje merr 34.3 milionë euro kredi nga BB-ja

“Të dyja këto marrëveshje janë në shumë prej 34.3 milionë euro, me kushte mjaft të volitshme, me afat maturiteti prej 20 viteve me 5 vite greis periudhë me normë të interesit prej 0.45 përqind në shumën e tërhequr dhe me kushte të tjera teknike që janë mjaftë të volitshme...Ne si Qeveri në detyrë po kujdesemi që të realizojmë planin e punës së Qeverisë. Këto dy projekte janë shumë me rëndësi për neve, do t’i kryejmë procedurat e nevojshme ligjore që kërkohen brenda Qeverisë për të dërgua këto projekte sa më parë për aprovim në Kuvendin e Kosovës. Shpresoj që sa më parë të konstitohet Kuvendi që të aprovohen këto dy ligje për ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve”, tha Hoti. 

Marko Mantovanelli bëri të ditur se këto dy marrëveshje janë finalizuar pas një pune disamujore me institucionet e Kosovës. Ai tha se këto marrëveshje do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

Mantovanelli: Nga këto projekte do të hapen vende të reja të punës

“Këto dy projekte janë qendrore për agjendat e Qeverisë së Kosovës.  Po mundohemi t’i ndihmojmë Kosovës për prodhimin e brendshëm si dhe  të jetë e aftë për konkurueshmëri e jashtme. Përfundimisht përfitimi i gjithë kësaj është hapja e vendeve të reja të punës.”, tha ai.

Përfaqësuesi i BB-së tha se presin ratifikim sa më shpejt të këtyre marrëveshjeve nga Kuvendi i ri. 

Kosova merr kredi nga BB edhe 34.3 milionë euro

Ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, kanë nënshkruar dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Marrëveshja e parë do rimundësoj Kosovës financimin e projektit të konkurueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, si dhe marrëveshjen për financimin e granteve për bujqësi, përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.

Nga këto marrëveshje, Kosova merr kredi 34.3 milionë euro për 20 vite, me 5 vite me greis periudhë dhe me normë të interesit prej 0.44 %.

Mantovanelli tha se nga këto dy marrëveshje do të hapet mundësia për vende të reja të punës. Marrëveshjet duhet të votohen në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat