Stavileci: S’ka hapësirë për panik sa i përket furnizimit me energji elektrike

Ekonomi

Stavileci: S’ka hapësirë për panik sa i përket furnizimit me energji elektrike

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 12:04
KEK

Paralajmërimet se mund të ketë mungesë të energjisë për shkak të mungesës së thëngjillit si pasojë e shpronësimeve, u diskutua edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se nuk ka hapësirë për panik, pasi që institucionet përkatëse,   kanë ndërmarrë të gjitha masat e veprimit, që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Stavileci: S’ka hapësirë për panik

“Mendoj  që pas vendimit të marrë në Qeveri me21 korrik, përsëri  është hapur rrugë që në bazë të Ligjit për Shpronësim, ne  t’i zgjidhim këto probleme duke parë tashmë dhe gatishmërinë e të gjitha institucioneve dhe përgatitjet që po bëhen nga të gjithë, besoj që në përputhje me këto afate duke nisur nga data 10 gusht kur do të mbahet ky dëgjim publik. Konsideroj që  prej datës 11 gusht ne mund të veprojmë në përputhje me këto të gjitha veprime dhe mandatet ligjore, që i ka secili institucion për të pasur së pari një vendim preliminar, siç e parasheh ligji për shpronësime. Pastaj të ezaurohet dhe pjesa tjetër e 15 ditëshit siç kërkohet në këtë ligj dhe pas periudhës 15 ditore t’i hapet rrugë vendimit final të shpronësimeve që pastaj do të jetë një sinjal për KEK që do të mund ta rinisë ose vazhdoj punën. Dhe duke ditur ato që janë ngr itur në opinionin publik dhe nga KEK, por dhe nga të tjerët, mendoj që nuk ka hapësirë për ndonjë panik. Sepse edhe koha për të cilën kanë paralajmëruar ata edhe kjo që parashihet në bazë të ligjit, mendoj se mund të jenë në proporcion kohor në mënyrë që të mos ketë ndonjë krizë. Por, edhe po supozojmë në variantin më të keq,  pra ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe të gjithë akterët janë të përgatitur,  që të veprojnë në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë në furnizimin e rregullt me energji elektrike”, tha ai.

Ndërkaq ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Sshala tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por sipas tij KEK-u është vonuar në këtë drejtim.

Shala: Ne kemi kryer punën tonë, KEK është vonuar

“Mund të them  me përgjegjësi të plotë se  gjatë periudhës që unë menaxhoj me  këtë Ministri,  të gjitha detyrat ligjore sipas dy dokumenteve bazike kornizës dhe ligjit, i kemi realizuar dhe plotësuar me përpikëri. Për herë të parë ne rrënojmë atje shtëpi ilegale, për herë të parë MMPH vepron dhe zbaton ligjin. Të tjerat janë përgjegjësi e instancave tjera,  qoftë të pushtetit lokal, qoftë të ndërmarrjeve publike, qoftë të aktereve tjerë juridik apo fizik...Ne i kemi kryer obligimet tona. Tanimë jemi në një  situatë kur ne jemi duke e zbatuar ligjin e shpronësimit. Nuk mund t’i shpejtojmë afatet ligjore, as të dëgjimit publik, as të fazës tjetër që parasheh nxjerrjen e vendimeve preliminare dhe përfundimtare...Derisa të nxirret  vendimi përfundimtar, KEK mund të negocioj me banorët dhe të zgjidh këtë problem. Në moment që ai ka marrà «veshje të shkruar, mund të operojë në zonat e tyre. Ekziston edhe një kohë relativisht e mirë, që instancat që kanë përgjegjësi juridike me zgjidh këtë problem, të negociojnë me ata që kanë pasuri legale. Ne nuk kemi asnjë ingerencë me u involvu. KEK ka angazhuar tashmë dhe kompani te specializuara ndërkombëtare, është vonuar ç’është e vërteta dhe nuk ka arritur pajtueshmëri,  me ata që kërkojnë kompensim apo kushte të tjera", tha ai.

Ndërkaq kryeministri në detyrë Isa Mustafa, kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, që vendi oë mos mbet pa furnizim me energji.

Mustafa: Të marrim masa, që vendi të mos mbetet pa energji

“T’i  marrim të gjitha masat që vendi të mos mbetet pa energji dhe që KEK të mos rrezikojë prodhimin e energjisë elektrike. Sepse çdo shkuarje në import të energjisë elektrike, është shumë i shtrenjtë dhe është kosto shumë e madhe për vendin.  Është mirë edhe dje i kemi sugjeruar KEK-ut që të ndërmarrin të gjitha masat,  gjatë kësaj periudhe deri me datën 10, të negociojnë me palët. Dhe po ashtu do të ishte shumë mirë që edhe palët, qytetarët, të tregojnë gatishmërinë e tyre, që t’i zgjedhin këto probleme, përmes këtij procesi të negocimit, në të cilin do t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore që u takojnë dhe me vendimin përfundimtar që merr Qeveria për shpronësim. Por,  në këtë rast do t’i ndihmonin dhe KEK-ut dhe vendit,  që mos të kemi pengesa në mihjen sipërfaqësore atje”, tha Mustafa.

Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat