Norvegjia rikofirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Ekonomi

Norvegjia rikofirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:18
Pamje nga takimi i Sjaastad me Valdrin Llukën

Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad tha sot se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai gjatë takimit që pati me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është njohur me prioritetet e MZHE-së, si dhe për projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë siç është TC Kosova e Re dhe projektet për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripërtërira të Energjisë.

Ministri Lluka me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, me fokus në sektorët e ekonomisë, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje. 

Ministri Lluka dhe ambasadori Sjaastad konstatuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar nevojën e një bashkëpunimi më të madh në fushën e ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat