“Në Kosovën e pasluftës ka politikanë që nuk i kanë as njohuritë bazike për zhvillim ekonomik”

Ekonomi

“Në Kosovën e pasluftës ka politikanë që nuk i kanë as njohuritë bazike për zhvillim ekonomik”

Nga: H.Orana Më: 4 tetor 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Granica në një prononcim për “Bota sot”, thotë se zgjedhjet lokale po këqpërdoren për premtime boshe. Sipas tij, në Kosovën e pasluftës ka pasur politikanë e zyrtarë që nuk kanë as njohuritë bazike për zhvillimin ekonomik.

Image
Blerim Granica

“Fatkeqësisht zgjedhjet po përdoren për premtime boshe dhe të pa arsyetuar. Kjo po ndodhë sepse në Kosovën e pasluftës kemi patur politikanë e zyrtarë të ndryshëm nga ministra e kryetare komunash që nuk kanë as njohuritë elementare mbi zhvillimin ekonomik. Premtime pa mbulesë dhe pa arsyeshmëri  po ndëgjojmë edhe në këto zgjedhje nga ata që në jetën dhe aktivitetin e tyre nuk kanë krijuar as edhe një euro por vetëm kanë shpenzuar paranë publike”, thotë Granica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat