Shënohet ngritje e lehtë e çmimeve të konsumit

Ekonomi

Shënohet ngritje e lehtë e çmimeve të konsumit

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:18
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shtator të vitit 2017.

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje në shtator për 0.1% më shumë në krahasim me muajin gusht të këtij viti, derisa shkalla e inflacionit në shtator është më e lartë për 1.7 për qind në krahasim me muajin shtator 2016.

Ngritja e çmimeve të konsumit në shtator 2017 erdhi si rezultat i ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë 0.9%; perime 5.5%; gaz dhe lëndë të tjera djegëse 1.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te disa nëngrupe të COICOP-it, me një ndikim të përbashkët prej -0.3% në IHÇK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat