Dogana mbledh 930 milionë euro të hyra

Ekonomi

Dogana mbledh 930 milionë euro të hyra

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 15:56
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e lartë në mbledhjen e të hyrave. Saktësisht janë mbledhur 934 milionë euro.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.2  përqind më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 55 milionë euro më shumë. Pra gjatë vitt 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 879 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 934 milionë euro”, thuhet në një komunikatë nga Dogana e Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë edhe me matjen kundrejt projeksionit buxhetor dogana ka arritur të kalojë projeksionet e Qeverisë derisa sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij parashikimin e buxhetit që është përcaktuar në 1 miliard e 100 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat