ATK-KISA arrijnë memorandum mirëkuptimi për siguri të internetit

Ekonomi

ATK-KISA arrijnë memorandum mirëkuptimi për siguri të internetit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 12:21
Pamje nga nënshkrimi i memorandumit

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia shtetërore e Koresë së Jugut për Siguri të Internetit ( KISA), kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e sigurisë kibernetike.

Objektivi i përgjithshëm i këtij memorandumi përfshinë lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve për promovimin e  projekteve që nxisin bashkëpunimin në fushat e ndërlidhura me sigurinë kibernetike.

Të dy palët do të bashkëpunojnë në ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave, në fushat e sigurisë kibernetike me qëllim të përfitimit të dyanshëm.

KISA është edhe njëra nga shumë institucionet ndërkombëtare, më të cilat ATK në vazhdimësi thellon bashkëpunimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat