A do ta ketë “Feronikeli” i Drenasit të njëjtin fat me “Feni Industrisë”?

Ekonomi

A do ta ketë “Feronikeli” i Drenasit të njëjtin fat me “Feni Industrisë”?

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:03
Ferronikeli

Mbi 800 punëtorë të gjigantit “Feronikel”, në Drenas, ende nuk dihet nëse mund t’i pret fati i njëjtë me kompaninë “Cunico Resources”, e cila ka në pronësi “Ferronikel”-in në Drenas dhe e cila është zhytur në borxhe të mëdha në Maqedoni.

Sipas raportimeve të mediave atje, kompania  “Feni Industrisë”, në Maqedoni është duke shkuar drejtë likuidimit të mbikëqyrur nga shteti.

Kjo ndërmarrje është në pronësi të kompanisë “Cunico Resources”, e cila është pronare edhe e “Ferronikel”-it në Drenas.

Edhe pse KosovaPress nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga menaxhmenti i “Ferronikelit”, nënkryetari i sindikatës së punëtoreve të “Ferronikel”-it, Abedin Haxhiu, i cili ka përjashtuar çdo mundësi që kompania të është para falimentimit, madje i tha se kurrë më shumë nuk ka qenë optimistë për punët pozitive të kompanisë.

Haxhiu: Punëtoret e Feronikelit nuk do ta kenë fatin e njëjta me maqedonasit

“Besoj dhe shpresoj se nuk e kemi të njëjtin fat, edhe këtu sipas neve si sindikatë, edhe informacioneve që na kemi, nuk besoj që punëtorët e Feronikel-it në këtë rast janë të rrezikuar për shkak të mbylljes së fabrikës apo një diçka më e keqe për punëtorët tanë, nuk e konsiderojmë ashtu. Shpresojmë edhe besojmë se një herë më mirë Feronikeli nuk i ka pasur punët”, tha ai.

Haxhiu tha ka arsyetuar ndaljen e prodhimit, duke thënë se kompania është në remont, kurse, më 27 nëntor pritet të fillojë me prodhim.

Haxhiu: Jemi në remont për atë është ndal prodhimi

“Na për momentin jemi në remont, një lloj meremetimi, një lloj remonti dhe punëtorët janë duke punuar normalisht si gjithë herë tjera. Pagat i kanë marrë me kohë, bile para kohës edhe i kemi prapë pagat e sigurta që kemi mi marrë. I ka mbi 800 punëtorë janë të Ferronikel-it, plus janë të kontraktorë. Prodhimi është ndal për arsye se ashtu kështu ne është dashur me pas me bërë një lloj remonti”, tha Haxhiu.

Ai ka shtuar se remontin e kanë pasur të obliguar për shkak se duhet t’i kontrollojnë pajisjet dhe t’i përgatisin për sezonen dimërore. Megjithatë, ka pranuar se ka pasur edhe probleme financiar.

Haxhiu: Probleme financiare kemi pasur dhe kemi

“Kemi pasur probleme financiare, kemi hala probleme financiare por megjithatë po besojmë dhe shpresojmë. Informacionet që i kemi ne nga menaxhmenti po edhe jashtë saj na qojnë atje se situata në Feronikel është e mirë e qëndrueshëm”, tha Haxhiu.

Se kompania ka krizë financiare dhe është drejtë falimentimit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka dëgjuar.

Lladrovci: Nuk kam informata që kompania është duke falimentuar

“Unë nuk kam një informata të tillë se kompania “Feronikel”-i është duke falimentuar, nuk kam pasur ndonjë njoftim as nga menxhmenit dhe nuk jam në dijeni se ka probleme të tilla në këta muaj që jemi tash”, tha Lladrovci.

Madje ai tha se kjo nuk është hera e parë që shitet kompania në një kompani tjetër dhe se kjo nuk është ndonjë gjë e keqe.

Lladrovci: Kompania mund të ndryshoj pronarët por jo t’i largoj punëtorët

“Unë besoj që nuk është hera e parë që shitet kompania nga një kompani në kompani tjetër apo nga një menaxhment te menaxhmenti tjetër apo një gjë të tillë. Kanë të drejt me shitë po gjithmonë kontrata e shitjes së Feronikelit me Qeverinë e Kosovës është në kuadër të spin –off special dhe ajo nuk mund t’i ndryshoj rregullat e punës dhe rregullat e funksionimit të saj. Kompanitë edhe mund të dështojnë si rezultat i keq menaxhimit të fabrikës apo nga rezultati i uljes së metalit të “Feronikel”-it në bursat ndërkombëtare. Ne nuk jemi përgjegjës për atë gjë por nuk besoj që kompania “Feronikel”-i mund të dështoj apo falimentoj. Mund të ketë një ulje, rënieje po jo në masë të falimentoj. Këto mund të përdoren sa për ta ulë numrin e punëtoreve apo për ta zbrit por ne ligjërisht po besoj Qeveria, shteti do ta ketë në kujdes në këtë aspekt asnjë kompani, kompanitë që i ka shitë me spin off special është e detyruar t’i mbikëqyrë”, tha Lladrovci.

Ndërkaq, mediat në Maqedoni raportojnë se gjiganti metalurgjik “Feni Industries, në pronësi të “Cunico Resoruces”, ka ndërprerë punën pasi është zhytur në borxhe milionëshe. “Feni”, me seli në Kavadar, është një nga kompanitë më të mëdha eksportuese në Maqedoni. Megjithatë, për rreth dy muaj fabrika ka ndërprerë prodhimin e saj.

Likuidimin e saj e kanë kërkuar tre kreditorë “Komercijalna Bank”, “Silk Road” dhe “Stopanska Bank”. Borxhi ndaj këtyre bankave është rreth 40 milionë euro. Ndërsa, 20 milionë euro tjera, ndërmarrja iu ka borxh kreditorëve tjerë. Përveç me “Cunico Resources” këtyre tri bankave i ka dalë  problem edhe me kompaninë bullgare “Enekod”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat