Punëtorët e shtetit ia shohin hairin 28 Nëntorit, edhe pushim edhe e marrin rrogën - Bota Sot
Punëtorët e shtetit ia shohin hairin 28 Nëntorit, edhe pushim edhe e marrin rrogën

Ekonomi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Punëtorët e shtetit ia shohin hairin 28 Nëntorit, edhe pushim edhe e marrin rrogën

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin nëntor.

Për shkak të festës së 28 Nëntorit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë shqiptarëve u uron festën e 28 Nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test