Investitorët çekë propozojnë themelimin e Odës ekonomike Çeki-Kosovë - Bota Sot
Investitorët çekë propozojnë themelimin e Odës ekonomike Çeki-Kosovë

Ekonomi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Investitorët çekë propozojnë themelimin e Odës ekonomike Çeki-Kosovë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:22
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot një grup investitorësh nga Çekia, të cilët i ka njoftuar me projektet ambicioze që priten të realizohen përgjatë katër viteve të ardhshme dhe për mundësitë e shkëlqyera që i ofron Kosova për investitorët e jashtëm.

Lekaj i ka informuar investitorët edhe për garancitë që i ofron ai si ministër për të gjithë investitorët, por edhe garancitë që i ofron qeveria e Kosovës për të gjitha kompanitë e huaja dhe vendore që investojnë në vend.

“Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me investitor serioz sepse kemi projekte shumë të rëndësishme dhe që na duhen kompani serioze në realizimin e tyre. Ne kemi disa projekte që janë kapitale dhe që do të realizohen në katër vitet e ardhshme”, tha ministri Lekaj.

Ndërkaq Vladimir Hejduk nga kompania “Rowan Legal” ka falënderuar ministrin Lekaj për takimin tejet produktiv dhe informues përkitazi me projektet ambicioze të Ministrisë së Infrastrukturës dhe garancitë që ai dhe qeveria i ofrojnë për ta si investitor potencial në të ardhmen.

“Ne si kompani me një qarkullim prej miliarda eurosh jemi të interesuar që të jemi prezent në projekte të ndryshme në Kosovë i dhe në industrinë ushqimore. Ne jemi të interesuar që të themelojmë edhe Odën ekonomike çeko-kosovare”, tha Hejduk.

Ministri Lekaj i ka ftuar investitorët çekë që të investojnë në Kosovë, duke u garantuar atyre se ministria që ai drejton dhe Qeveria e Kosovës do të jenë nikoqir serioz dhe garantues të investimeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test