Vazhdon asistenca teknike nga FMN për ATK-në - Bota Sot
Vazhdon asistenca teknike nga FMN për ATK-në

Ekonomi

E enjte, 20 shtator 2018

Vazhdon asistenca teknike nga FMN për ATK-në

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:31
ATK

Në Administratën Tatimore të Kosovës është duke qëndruar një ekip i angazhuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar  për projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021.

Qëllimi i këtij projekti është që ATK të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike.

“Objektivi specifik i këtij ekipi është që të ofrojë asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore”, njofton ATK, përcjell Klan Kosova.

Gjatë takimit të zhvilluar është diskutuar edhe për fushat e bashkëpunimit, në kuadër të planit vjetor të asistencës teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test