Abazi komenton kredinë e kërkuar nga Japonia - Bota Sot
Abazi komenton kredinë e kërkuar nga Japonia

Ekonomi

E hënë, 24 shtator 2018

Abazi komenton kredinë e kërkuar nga Japonia

Nga: A.M. Më: 3 mars 2018 Në ora: 08:57
Haki Abazi

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Haki Abazi ka komentuar kredinë e kërkuar  nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka në Japoni.

Ai ka shkruar në Facebook se “ministri i ekonomisë që kërkon kredi prej Japonezeve për me ndërto termocentral qymyri në kohën e furnizimit të liberalizuar të tregut energjetik”.

Postimi i plotë:

“Ndali dritat mos ta shohin terrin dhe mjerimin, por le të flasin për terrin”

Në Japoni flitet për qymyrin jo për vizat se në Japoni ve me pare të shtetit ndryshe nuk shkohet! Ministri i ekonomisë që kërkon kredi prej Japonezeve për me ndërto termocentral qymyri në kohën e furnizimit të liberalizuar të tregut energjetik.

Në Londër paraqiten projekte që janë diskutuar, planifikuat dhe prioritete të kujt?

Shitja e Distribucionit ja rregulloj problemin Besim Beqaj, Mimoza Kusarit dhe kujt tjetër? Me siguri edhe Andrea Capucelles, jo ajo paska qenë fabrika e çimentos ne Han të Elezit. A nuk është privatizuar edhe distribucioni edhe furnizimi????

Kundër Krimit, Korrupsionit, territ edhe Kasandrave të Rubikonit!

Kur vijnë dritat do shkruaj për karamuratat e Adriatikut!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test