Pacolli-Page: Fokus tek ekonomia, por dhe tek gjetja e personave të humbur

Ekonomi

Pacolli-Page: Fokus tek ekonomia, por dhe tek gjetja e personave të humbur

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:37
Pamje nga takimi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin britanik të ngarkuar me organizimin e Samitit të Londrës, Andrew Page.

Pacolli e njohu ambasadorin  Page  me përpjekjet për të zgjidhur problemin e lëvizjes së lirë të qytetarëve midis Kosovës dhe Bosnjës.

Page në takim prezantoi prioritetet e Presidencës Britanike të Procesit të Berlinit, në planin ekonomik, të çështjeve politike dypalëshe me fokus krimet e luftës dhe personat e zhdukur, si dhe sigurisë.

 Diplomati britanik e njohu ministrin Pacolli me iniciativën britanike për personat e zhdukur, që do të drejtohet nga Princi i Uellsit, i përfshirë që më herët në këtë problem.

Ministri Pacolli prezantoi idenë e tij për një Zonë të Lirë Ekonomike ndërkufitare midis Veriut të Kosovës si një i tërë, me Jugun e Serbisë, zona të mbetura peng i problematikës midis dy vendeve, ndonëse zona me potencial të lartë zhvillimor.

Ai, kërkoi ndihmën britanike për shkolla të arsimit profesional, për teknologjinë dixhitale, për t’i dhënë rinisë shpresën e humbur.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit, ka krijuar energji të re rinore dhe ne duhet ta kanalizojmë drejt këtë energji kah zhvillimi, kah mësimi i shkathtësive të reja profesionale, etj”, tha ministri i jashtëm i Kosovës.

 Samiti i Londrës, është aktivitet në kuadër të Procesit të Berlinit, iniciativë e Kancelares Merkel, i cili i njeh dhe Britanisë së Madhe një rol të rëndësishëm në inkurajimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat