Ndërprerja e energjisë shkakton probleme për prodhuesit

Ekonomi

Ndërprerja e energjisë shkakton probleme për prodhuesit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:07
Burim Piraj

?Ndërprerja e energjisë elektrike pa paralajmërim është duke iu shkaktuar probleme të mëdha qytetarëve, e në veçanti kompanive prodhuese.

Burim Piraj, pronar i kompanisë së prodhimit të mishit “Meka” që ndodhet në Komunën e Dragashit, ka treguar se sa shumë dëme janë duke i sjellë ndërprerja e energjisë elektrike.

Ai tha se vetëm sot gjatë ditës kanë pasur mungesë të madhe të energjisë dhe se pavarësisht që e ka njoftuar KEDS-in për këtë ndërprerje ata nuk po brengosen.

“Ka ndërprerje të energjisë elektrike të pa planifikuar dhe të shpeshta të planifikuara që janë edhe shumë të shpeshta. Ditën e sotme kemi pasur 2 orë rrymë, 2 ndërprerje ka qenë një reduktim jo normal. Neve si prodhues po na shkakton probleme duke na prishur pajisjet. Jo vetëm kaq po na sjellë telashe edhe në kohë duke penguar punën e rregullt”, tha Piraj përmes telefoni.

Ai tha se përkundër që i ka lajmëruar stafin e KEDS-it, ata duket se nuk po brengosen për këtë pengës që po u bëhet. Madje Piraj ka thënë se në disa raste numri zyrtarë i KEDS-it është edhe jashtë funksionit.

“KEDS-i është njoftuar se ka reduktime dhe nuk janë të brengosur shpesh nuk e dinë se kur ka energji dhe nuk po brengosën, as nuk po dinë të na tregojnë se deri në ora sa dhe në cilën kohë do të ketë reduktime”, tha Piraj.

Ndryshe, kryeministri  Ramush Haradinaj, sot në mbledhje të Qeverisë ka shpreh brengën e tij për ndërprerje të energjisë dhe ka kërkuar të gjendet shkaku i këtyre reduktimeve.

Haradinaj: KEK, apo KEDS të gjendet fajtori për ndërprerje të rrymës

Video:

“Duhet me thënë edhe një shqetësim që është bukur me urgjencë. Ndërprerja e energjisë elektrike për shembull Podujeva ka gati dy ditë pa rrymë, hiq nuk kanë rrymë, vende të caktuara, vende të tjera 6 orë 8 orë. Duhet ministri Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik duhet me hy me pa se çka është duke ndodhur. Dikush vërtet është ka vepron gabim, në këtë gjendje, në këtë kohë kaq të ftohet me ndërprerje kaq të gjata duhet me u gjetë ku është fajtori. A është KEK apo KEDS-i, a kush është se po bartet përgjegjësia prej njërës te tjetri“, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat