Edhe pse shumë njerëz janë skeptik nga përfitimi që Kosovës do t’i sjell liberalizimi i vizave, e vërteta është krejt ndryshe. Vetëm në sektorin e ekonomisë, përjashto të gjitha tjerat, mos liberalizimi i vizave ka shkaktuar shumë dëme.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se 56 për qind të bizneseve kanë humbur kontrata shkaku i mos liberalizimit të vizave.
“56% e bizneseve kane humbur kontrata dhe relacione te rendesishme biznesore, ndersa 62% kane pasur ndikime ne eksporte, si pasoje e mosliberalizimit te vizave”.
Ai ka thënë se liberalizim i vizave, do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të Kosovës.