OEK kërkon qartësimin e borxhit të prodhuesve të ujit - Bota Sot
OEK kërkon qartësimin e borxhit të prodhuesve të ujit

Ekonomi

E diel, 23 shtator 2018

OEK kërkon qartësimin e borxhit të prodhuesve të ujit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:23
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës, Berat Rukiqi, në një konference për media ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e ujit dhe sektori i pijeve joalkoolike dhe alkoolike.

Rukiqi ka kërkuar largimin e akcizën për pijet alkoolike dhe ato joalkoolike për prodhuesit vendor, në mënyrë që këta të jenë konkurent në eksport. Ai shtoi se vendet e rajonit nuk kanë një aksizë të tillë.

Sa i përket borxhit për prodhuesit të ujit prej 57 milionë euro, për të cilin qeveria pati marrë vendim për faljen e këtij borxhi, kreu i OEK tha se ky vendim duhet të analizohet dhe të qartësohet shuma nga organet kompetente. Ai fajësoi Ministrinë e Ambientit për mosqartësimin e taksës ujore për prodhuesit e ujit.

Rukiqi gjithashtu ka premtuar themelimin e Grupit të Komunikimit me Komunën e Prishtinës. Veç kësaj ai ka shpalosur idenë për krijimin e një zyre që lehtëson komunikimin ndërmjet KEDS-it dhe bizneseve, si përgjigje ndaj shqetësimeve të këtyre të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test