Kosova dhe Shqipëria është dashur qysh nga shpallja e pavarësisë të krijojnë treg të përbashkët. Ky bashkim është i domosdoshëm për të dy vendet dhe do ti ndryshonte e importit dhe eksportit në tërësi.
Së pari tregu i arsimit të jetë një.
Kur një nxënës, ose studente kalon nga studimet në Kosove, kalon në Shqiperi. Atje të vazhdoi pa asnjë pengesë. Kjo do e bënte këtë tregë më të lehtë dhe shumë më të kêrkuar për të gjithë. E mos të presim gjashtë (6 ) ose tetë (8) muaj për një nostifikim të një diplome. Gjatë kësaj periudhe , humbin disa mundësi për punë. Kjo nuk është e nevojshme të ndodhë.
Levizja e lirë e mallrave dhe njerzve.
Mallrat është dashur të lëvizin lirshëm, kjo do ti shtonte mundësit për bizneset e dy vendeve. Rritet tregu dhe mundësia për më shumë konsumatorë. Kjo e forcon biznesin dhe i shton investimet për të ardhmen.
Ndërsa levizja e njerzve , është dashur të ndodhe qysh moti. Pagesa e autostrades do ta pengojë edhe më shumë levizjen e lirë.
Duhet të paguhet autostrada, por jo në vlera të larta. Nga 1 euro për person, do ishte mjaft e arsyeshme. Ndersa për biznese, një kuote në baze të shumës së mallrave që lëvizin. Kjo i shtyn bizneset të gjejnë tregë tjetër .
E kemi edhe bregdetin. Këtë duhet ta mendojë shteti shqiptarë, se i ndryshon pastaj numrat e pushuesve.
Duhet angazhuar që edhe më shumë ti kthehemi Shqipëris, për tregti , arsim, pushime e edhe për investime.
Kur themi investime, e kam fjalen për investime kapitale. Edhe ky tregë nuk është i lirë. Tregu bankar , është dashur të përafrohen politikat dhe të kemi një bankë të përbashkët për zhvillimin e bujqësisë.
Kjo bankë duhej të vepronte me norma të ulëta dhe direktë do ishte infuzion për bizneset në të dy shtetet.
Edhe tregu i energjise elektrike ,duhet të ndryshoje. Në raste të nevojshme ta ndihmojmë njëri shtete tjetrin. E shtojmë bazen për investime të përbashketa edhe në të ardhmen.
Sporti duhej të ishte ndryshe. Një ligë e përbashket me nga 5 klube , gjithsej 10 klube.
Keto 5 klube te zgjidheshin nga ligat aktuale. Kjo do e rriste kualitetin e futbollit dhe e shtonte garën në mes të lojtarëve. Keshtu stadiumet do mbusheshin me shikues dhe në garat ndërkombetare nuk do ishim vetëm pjesemarrës. Vetem bashkimi i tregjeve e ndryshon gjendjen për të mirë. Ka vetëm fjalë nga të dy anët. Mungon vullneti për bashkëpunim, e kanë vetem folklorë politikë.