Kur rikthehet simboli i kapitalizmit, Coca- Cola

Coca- cola thotė se shet 1.8 miliard pije ēdo ditė. Por pėr 60 vitet e fundit, asnjė e tillė nuk ėshtė shitur nė Burma. Kjo pėr shkak tė sanksioneve tė tregtisė tė SHBA, vendosur ndaj juntės ushtarake, qė e ka drejtuar vendin nga viti 1962 deri nė 2011.
Sipas BBC, sanksionet janė pezulluar pak muaj mė parė dhe tė hėnėn kompania Coca- Cola bėri me dije se ngarkesat e para kanė arritur nė Burma dhe se prodhimi vendas do nisė shpejt.
Eksperti Tom Standage thotė se hyrja e kėsaj pije ėshtė njė simbol i fuqishėm.
Momentin kur Coca- Cola nis dėrgimin e pijeve, ėshtė momenti pėr tė thėnė se aty po ndodh njė ndryshim real. Coca- Cola ėshtė gjėja mė pranė kapitalizmit, thotė ai.
Edhe Pepsi thotė se do tė hyjė nė Burma.
Aktualisht ka vetėm dy vende nė botė ku nuk shitet Coca- Cola, nė Kubė dhe nė Korenė e Veriut.
Por Kuba ka qenė njė nga tre vendet e para jashtė SHBA ku ėshtė prodhuar Coca- Cola nė vitin 1906.
Por kompania u largua kur qeveria e Fidel Kastros nisi qė tė sekuestronte asetet e kompanive private nė vitin 1960.
Nė Korenė e Veriut thuhet se Coca- Cola shitet nė njė restorant, por kompania thotė se pijet mund tė kenė hyrė pėrmes tregut tė zi, ose pėrmes kanaleve zyrtare.
Pija e gazuar u krijua nė vitin 1886 nė Atlanta. Qė nė ditėt e para kompania synoi tė shtrihej nė mbarė botėn dhe brenda pak vitesh kishte fabrika nė Europė dhe Azi.
Por rritja e madhe erdhi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur pija shpėrndahej pėr ushtarėt. Mė shumė se 60 fabrika ushtarake shėrbenin pėr tė prodhuar edhe pijen e gazuar.
Ajo u lidh shumė me patriotizmin amerikan. Por si simbol i kapitalizmit ajo u bė sidomos gjatė Luftės sė Ftohtė.
Pija ėshtė vėnė nėn akuzė sė fundmi pėr shkak se shumė njerėz thonė se po shton numrin e obezėve nė botė.
Por 126 vjet pas lindjes, Coca Cola thotė se ka njė rritje tė fortė tė shitjeve, sidomos nė tregjet nė zhvillim si nė Indi, Kinė e Brazil.











































Komentet
@Mili kur duhesh ti me trego se po me intereson me e perhap gjakin tem ....
Fati Vjen mos ja fut kot jarani jem se nuk ėshtė ashtu vet e kam ndėgju Hochėn mu pėr kėtė dhe ai tha se kjo punė ėshtė rrenė e kulluar coca-cola ėshtė njė pije freskuese dhe mund ta pi kush do,shiqoje videoklipin nė youtube nuk mė kujtohet titulli nė youtube por do ta gjejsh nėse e lyp.KLM e mos u merrni me thash e theme e me shpifje e urrejtje.
Coca-Cola nuk eshte simbol i kapitalizmit, por simbol antiislamik dhe promasonik. E dini besoj domethenien e Cocacola te pasqyruar dhe lexuar arabisht qe lexohet "no-Meka-no-Muhamed". Shume muslimane edhe nuk e pine mu per kete shkak. KLM.