BQE gati të blejë bono sovrane - Bota Sot
BQE gati të blejë bono sovrane

Ekonomi

E shtunë, 30 korrik 2016

BQE gati të blejë bono sovrane

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:27

BQE është gati të aktivizojë programin e vet për blerjen e bonove sovrane në tregun dytësor, menjëherë sapo kushtet të jenë të mjaftueshme, ndërkohë që ky program do të ndërpritet kur qeveritë e vendeve në vështirësi të arrijnë objektivat ose nuk do të respektojnë angazhimet e premtuara. Kështu ka deklaruar presidenti i BQE Mario Draghi në konferencën për shtyp pas mbledhjes së radhës së bordit drejtues të mbajtur në Slloveni.
Deklarata e Draghit për aktivizimin e prrogramit të blerjes së bonove qeveritare për vendet që do ta kërkojnë ka kontribuar menjëherë në qetësimin e tensioneve në tregjet financiare si dhe ka reduktuar shqetësimet lidhur me skenarët katastrofikë për Eurozonën.
Për guvernatorin e BQE, është thelbësore që qeveritë të vijojnë të marrin iniciativa të nevojshme për reduktimin e cekuilibrave si fiskal ashtu edhe strukturor dhe të procedojnë me masat e ristrukturimir të sistemit fiskal.
Mbi analizën makroekonomike Draghi ka konfirmuar se perspektivat e ekonomisë së Eurozonës mbeten ende të dobëta. Aktiviteti ekonomik në tremujorin e tretë të vitit ka qenë i dobët dhe perspektivat për rritjen do të mbeten të tilla edhe për muajt që vijnë. Rimëkëmbja do të jetë shumë graduale dhe parashikohen rreziqet për një përkeqësim të mëtejshëm të kuadrit ekonomik.
Inflacioni sipas Eurotower do të vijojë të shkojë në rënie poshtë kufirit të 2% gjatë vitit të ardhshëm. Për mario Draghin zbatimi me shpejtësi i paktit fiskal do të jetë thelbësor për fuqizimin e besimit në Eurozonë, për ndërtimin e institucioneve të reja europiane sic është autoriteti unik i supervizionit bankar.
Në mbledhjen e fundit bordi drejtues i bankës qëndrore europian ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat bazë të euros në minimumin historik të 0,75%.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test