Renta minerare, dyfishohen të ardhurat

Ekonomi

Renta minerare, dyfishohen të ardhurat

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 14:05

Në muajin gusht, të ardhurat ishin 640 mln lekë
Dyfishohen të ardhurat nga renta minerare. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në fund të muajt gusht të ardhurat progresive nga kjo taksë arritën në 3.6 miliardë lekë.
Në bazë të dhënave nga Doganat, gjate këtij vitit të ardhurat më të shumta janë siguruara veçanërisht në muajin gusht me 640 mln lekë. Një vit më parë të ardhurat nga kjo taksë për muajin gusht ishin 302 milionë lekë, pra rreth 2 herë më pak. Ritmet e rritjes kanë qenë të larta edhe vitin e kaluar. Por, të ardhurat kanë shënuar veçanërisht progres në pjesën e parë të vitit 2012, duke u shtuar nga muaji në muaj. Këto të ardhura janë rritur më tepër falë vendosjes së taksës që përllogarit rentën edhe për mineralin e e nxjerre edhe për atë të përpunuar. Por, kjo rritje ka ndodhur edhe falë rritjes së çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar. Një vit më parë, sipas përfaqësuesve të kompanive eksportuese renta u rrit, pasi u rrit edhe sasia e nxjerrjes dhe eksportit të mineraleve. Taksa minerare ka shtuar në mënyrë tradicionale të ardhurat në buxhet, duke konsideruar faktin se bëhet fjalë për produkte, me të cilat nëntoka shqiptare është e pasur.
Shfrytëzimi i lëndëve të para në Shqipëri gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm, veçanërisht për shkak të çmimeve më të larta të naftës e mineraleve në tregun global. Shfrytëzimi i burimeve naftëmbajtëse të jugut është shtuar së bashku me burimet e kromit apo bakrit në veri, ndërsa nuk ka mbetur prapa edhe shfrytëzimi i gurit gëlqeror që shërben si lëndë e parë për prodhimin e çimentos.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat