Kosova është izoluar nga kriminelë, që kryen vrasjet e para dhe pas luftës

Politika

Kosova është izoluar nga kriminelë, që kryen vrasjet e para dhe pas luftës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 korrik 2016 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

“Ata që ishin anëtarë të aktivitetit politik dhe luftarak para luftës dhe gjatë luftës e meritojnë Statusin e dëshmorit, sepse janë dëshmorë. Por ata që kanë planifikuar vrasjet e tyre janë vrasës dhe kriminelë dhe falë veprimeve të tyre kriminale sot jemi të izoluar dhe rruga drejt integrimeve. Është mashtrim i atyre që rrënuan çdo gjë dhe krijuan pasuri marramendëse për vetveten dhe familjaret e tyre, në kurrizin e Kosovës së varfër”, ka thënë, vëllai i veprimtarit të vrarë të LDK-së Haki Imeri, Imer Imeri.

Menduan se me ardhjen e lirisë së Kosovës, do të përfundonte edhe dhimbja e vuajtjet për ta. Por, ishte pikërisht liria që ua mori jetën, intelektualëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdari, Tahir Zemaj, Enver Maloku, Ismet Raci, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastratin, u vranë në vitet e para të pasluftës në Kosovë, ndërsa vrasjet e tyre konsiderohet se janë bërë për motive politike.

Derisa institucionet e drejtësisë, nuk kanë zbardhur ende enigmën që ndërlidhet me vrasjet politike, as institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për t`u përkujdesur për familjarët e të vrarëve. Ndonëse, ajo që kërkojnë është vetëm drejtësia, analistët vlerësojnë se familjet e të të vrarëve për motive politike, duhet t`ë gëzojnë një status të përkujdesjes së përhershme shtetërore. Imer Imeri, vëllai i veprimtarit të vrarë të LDK-së Haki Imeri, deklaruar për gazetën “Bota sot”, se Ata që ishin anëtarë të aktivitetit politik dhe luftarak para luftës dhe gjatë luftës e meritojnë Statusin e dëshmorit.

“ Ata që ishin anëtarë të aktivitetit politik dhe luftarak para luftës dhe gjatë luftës e meritojnë Statusin e dëshmorit, sepse janë dëshmorë. Por ata që kanë planifikuar vrasjet e tyre janë vrasës dhe kriminelë dhe falë veprimeve të tyre kriminale sot jemi të izoluar dhe rruga drejt integrimeve. Është mashtrim i atyre që rrënuan çdo gjë dhe krijuan pasuri marramendëse për vetveten dhe familjaret e tyre, në kurrizin e Kosovës së varfër”, ka thënë ai. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat