Cirku italian në protestë, artistët kërkojnë vëmendjen e qeverisë: Kriza po na rrënon

Evropë

Cirku italian në protestë, artistët kërkojnë vëmendjen e qeverisë: Kriza po na rrënon

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:05
Cirku italian në protestë

Përmes një proteste në qendër të kryeqytetit, artistët italianë të cirkut kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë për më shumë mbështetje, pasi kufizimet e vendosura për pandeminë po i rrënojnë.

Akrobatë e zhonglerë protestuan në Romë dhe qytete të tjera të Italisë për më shumë mbështetje nga qeveria, teksa luftojnë për të mbijetuar në kohë pandemie. Manifestuesit u shprehën njëzëri se hapja e cirqeve dhe parqeve të argëtimit është e sigurt për publikun.

Drejtori i cirkut kombëtar “Lidia Togni”, Vinicio Canestrelli Togni, përmes protestës së kryer i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë sërish shfaqjet e lëvizshme dhe gjithë operatorët e showbiz-it”,.

“Ne shpresojmë që përmes kësaj proteste të sensibilizojmë qeverinë dhe të mund të fillojmë sërish. Cirqet, shfaqjet e lëvizshme, karuzelët dhe të gjithë operatorët e showbizit duhet të rifillojnë nga puna”, u shpreh z. Togni.

Cirqet, parqet e argëtimit, por edhe teatrot e kinematë janë mbyllur prej muajsh në Itali për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria për të luftuar pandeminë.

Gjimnastja e cirkut “Errani di Fagiolino”, Shawnee Errani, e ka quajtur të vështirë këtë periudhë ku cirqet e lëvizshme po vuajnë pasojat e pandemisë, duke bërë që arti të mos përhapët më si më parë nëpër qytete të ndryshme.

“Kjo periudhë është shumë e vështirë për ne sepse nuk mund ta çojmë artin tonë në qytete të tjera të Italisë, apo nëpër botë dhe kjo na mungon shumë”, u shpreh gjimnastja.

Kompani të ndryshme cirqesh deklarojnë se nuk kanë më burime financiare për të mbajtur punëtorët dhe kafshët, ndaj kërkojnë ndihmë financiare për rimëkëmbjen e biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat