Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin

Evropë

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin

Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Priftërinjtë gjermanë po bekojnë çiftet brenda së njëjtës gjini në rreth 100 kisha katolike në vend.

Ata po sfidojnë haptas një prononcim të bërë kohët e fundit të Selisë së Shenjtë ku priftërinjve u ndalohet të aprovojnë çiftet brenda të njëjtës gjini.

Ndërsa Vatikani lidhur me këtë temë ka deklaruar më parë se “vendimi ynë nuk ka për qëllim që kjo të jetë një formë e diskriminimit të padrejtë, por përkundrazi një kujtesë e së vërtetës së ritit liturgjik”.

Lëvizja “Love Wins”, e ka përshkruar vendimin e Kishës për të mohuar bekimet e çifteve të të njëjtit seks si “një shuplakë në fytyrë për njerëzit në të gjithë botën“. Mijëra priftërinj gjermanë dhe punonjës të kishës gjithashtu kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje Kishës për të dhënë bekime për çiftet e të njëjtit seks.

Ky vendim pritet të shkaktojë përçarje në kishat gjermane dhe pritet të rrisë tensionet midis konservatorëve dhe progresistëve.

Martesa e të njëjtit seks ka qenë e ligjshme në Gjermani që nga viti 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat