Mori 4 doza të Pfizer, 23-vjeçarja pi 7 litra ujë dhe ende është e dehidratuar

Evropë

Mori 4 doza të Pfizer, 23-vjeçarja pi 7 litra ujë dhe ende është e dehidratuar

Më: 14 maj 2021 Në ora: 08:35
Pfizer

Një 23 vjeçare në Massa Carrara po mbahet nën kontrollin e rreptë të mjekëve pasi iu injektuan aksidentalisht 4 doza të vaksinës anti-Covid të Pfizer.

Sipas mjekut virolog Fabrizio Pregliasco vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë reaksioni të rëndë, por duhet të kalojnë ditë që të sigurohen se asgjë nuk do të ndodhë.

Aktualisht ajo është duke konsumuar 7 litra ujë në ditë dhe ende e ndjen veten si të dehidratuar.

Studentja ka vendosur që të mos denoncojë infermieren dhe mjeken që i bënë gabimisht dozën e madhe të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat