Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit

Evropë

Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 07:05
Peshkaqeni 8 metra i gjatë del në breg, tmerrohen pushuesit

Momente të frikshme kanë përjetuar pushuesit në bregdetin e Benidorm  në Spanjë. Një peshkaqen tetë metra i gjatë u shfaq papritur në breg.

Në pamjet e publikuara në media shihet teksa pushuesit vrapojnë për të shpëtuar. Policia monitoroi me helikopter dhe dy anije peshkaqenin i cili për orë të tëra përshkroi bregdetin.

Britanikja Christine Kettley, 36 vjeç, po bënte ishte me familjen e saj në plazhin e mbushur me njerëz ndërsa peshkaqeni shëtiste në breg.  Nëna e tre fëmijëve tha për The Sun: “Ky peshkaqen ishte i madh, rreth 8 metra i gjatë dhe kërciste në ujë.

Peshkaqenë blu gjenden zakonisht në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat britanike në muajt e verës. Ata mund të arrijnë deri në 12 metra në gjatësi dhe ka episode ku kanë sulmuar njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat