Kjo linjë ajrore nuk do i lejojë pasagjerët me maska prej pëlhure

Evropë

Kjo linjë ajrore nuk do i lejojë pasagjerët me maska prej pëlhure

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Që nga hëna, kompania ajrore në Finlandë, Finnair nuk do të lejojë pasagjerë me maska prej pëlhure në fluturimet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania Finnair përmes një postimi në Twitter.

“Ne do ta lejojmë bartjen e maskave kirurgjikale, maska respiratore FFP2 ose FFP3 pa valvule, ose maska të tjera pa valvula me të njëjtin standard (N95)”, thuhet në postim.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se maska duhet të bartet gjatë gjithë udhëtimit. Pasagjerët mund ta heqin maskën vetëm gjatë ngrënies dhe pirjes për një kohë të kufizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat