Londra mund ta humbasë titullin e kryeqytetit të Britanisë

Evropë

Londra mund ta humbasë titullin e kryeqytetit të Britanisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:36
Londër

Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë shumë në Britani të Madhe, duke bërë që Londra të humbasë titullin e saj si kryeqytet.

Sipas Sir David King, i cili është kryetar i Grupit Këshillimor për Klimën, Londra është e rrezikuar nga rritja e nivelit të detit, prandaj sipas tij do të kishte kuptim që të bëhej zhvendosja e kryeqytetit diku tjetër.

Propozimi ka ardhur me qëllim të shmangjes së kaosit që të ndodhë kur pjesët e qytetit të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme nën ujë.

“Nëse nuk veprojmë në kohë dhe do të vazhdojmë të lëshojmë gazra serrë në nivelin actual, ne nuk mund t’i mbrojmë asetet tona të vlefshme dhe do të duhet të fillojmë të lëvizim në tokë më të lartë,” tha King për The Mirror.

“Për çfarë e kam fjalën? Po flas për shembull për kryeqytetin. Kjo tashmë po ndodh në Indonezi, Qeveria po e zhvendos kryeqytetin nga toka më e lartë sepse Xhakarta tashmë është duke u përmbytur”, tha ai.

Sipas tij sfida më e madhe që mund të përjetojë Britania e Madhe për shkak të ndryshimit të klimës është rritja e nivelit të detit dhe stuhitë.

“Stuhitë në det kur jeni një komb ishull nënkuptojnë gjithashtu stuhi në brendësi, kështu që rezultati neto është që zonat tona bregdetare janë nën sulm në të njëjtën kohë kur lumenjtë tanë janë duke u përmbytur”, tha ai.

Sipas parashikimeve, pjesë të ndryshme të Londrës pritet që të përmbyten deri në vitin 2030 dhe niveli i valës së lartë të Thames është rritur vazhdimisht që nga vitet 1880, duke u rritur më shumë se 1.5 metra që nga viti 1780, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat