EUFOR: Do të vazhdojmë mbështetjen dhe ruajtjen e sigurisë në BeH

Evropë

EUFOR: Do të vazhdojmë mbështetjen dhe ruajtjen e sigurisë në BeH

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 10:33
Ilustrim

Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë (EUFOR) do të mbështesin autoritetet lokale në ruajtjen e mjedisit të sigurtë dhe të qëndrueshëm, në bashkëpunim me agjensitë për zbatimin e ligjeve dhe forcave të armatosura të BeH-së, deklaroi komanda kryesore e EUFOR-it, duke konfirmuar se Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi njëzëri vazhdimin e mandatit për një vit tjetër.

Siç thuhet në njoftimin e EUFOR-it, me ripërtëritjen e mandatit, bashkësia ndërkombëtare dërgoi porosi të qarta mbështetjeje dhe besimi, duke pranuar rezultatet që operacioni “ALTHEA” realizoi gjatë 17 viteve të fundit, veçmas kontributin e EUFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në BeH, raporton ATSh.

“EUFOR-i është i gatshëm të vazhdojë me kryerjen e detyrave të tij dhe përmbushjen e tyre, me qëllim të mbështetjes së sigurisë dhe rrethimit të qëndrueshëm në pajtim me mandatin dhe me përkushtim të 100 për qind të BeH-së, qytetarëve të saj dhe përparimin e këtij vendi në rrugën e integrimit në BE”, theksohet në njoftimin e Komandës kryesore të EUFOR-it.

Më tej thuhet se kjo përfshin mbështetjen për masterplanin e BeH-së për municionet, armët dhe minat, çminimin dhe stërvitjen kolektive me Forcat e Armatosura të BeH-së, të cilat, si forca të armatosura multietnike dhe të trajnuara, ndihmojnë në rivendosjen e besimit të qytetarëve në një BeH të qëndrueshme dhe të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat