Bjellorusia: Rrënjët e krizës së diktaturës së fundit në Evropë

Evropë

Bjellorusia: Rrënjët e krizës së diktaturës së fundit në Evropë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Polonia mbylli më 8 nëntor kufirin me Bjellorusinë, pasi rreth 3.000 emigrantë kurdo-irakianë u përpoqën që të hynin me forcë në këtë vend. Polonia dhe Bashkimi Evropian e kanë akuzuar zyrtarisht Bjellorusinë për shfrytëzimin e emigrantëve, duke i përdorur ata si armë kundër unionit. 

“Regjisori” i madh i këtij skenari është presidenti bjellorus, Aleksandër Llukashenko. Kriza midis qeverisë bjelloruse dhe Bashkimit Evropian nisi më 21 qershor 2021, kur Brukselivendos sanksione ndaj Minskut, duke e akuzuar presidentin Llukashenko për autoritarizëm, dhe sidomos për rizgjedhjen e tij të dyshimtë për një mandat të gjashtë në gushtin e vitit2020. 

Në përgjigje të atyre që u cilësuan si ”ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran”, Llukashenkodeklaroi se nuk do të kontribuojë më në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, duke i lejuar emigrantët që të kalojnë lehtësisht tranzit drejt Perëndimit, dhe duke nxitur kësisoj tensione të mëtejshme me vendet fqinje dhe brenda vetë Bjellorusisë, tashmë të rraskapitur nga një krizë e rëndë ekonomike dhe një diktaturë 27-vjeçare. 

Por intoleranca e bjellorusëve i ka rrënjët në të kaluarën e largët. Në vitin 2017, disa skelete njerëzore u zbuluangjatë punimeve në kodrën Gediminas në kryeqytetin lituanez Vilnius. Ata ishin mbetje nga kufomat e rreth 20 rebelëve nga “kryengritja e dështuar e janarit” e vitit1863 kundër Perandorisë Cariste. Në mesin e kryengritësve, që u varën dhe u varrosën në vende të fshehta, ishte Konstanti Kalinovski, një revolucionar bjellorus që kishte udhëhequr përpjekjen e fundit për të rindërtuar mbretërinë e vjetër polako–lituaneze.

Në nëntorin e vitit 2018, pra më shumë se një shekull e gjysmë më vonë, eshtrat e Kalinovskit u rivarrosën gjatënjë ceremoni solemne, një ngjarje që ringjalli ndjenjën kombëtare bjelloruse, dhe i hapi rrugën protestave tëmëdha të vitit 2019, që shfaqën padurimin e bjellorusëve me diktaturën, duke shkaktuar një situatë që ngjanteshumë me atë të Budapestit në vitin 1956 dhe të Pragës në vitin 1968.

Ajo që nxiti revoltën ishte kriza e rëndë ekonomike, dhe zgjedhjet farsë të vitit 2020, që erikonfirmuan si president Llukashenkon, që konsiderohet si “diktatori i fundit i Evropës”. Ai është në pushtet që nga viti i largët1994.

Por Bjellorusia ka një lidhje shumë më të vonë me Moskën, sesa sugjeron vetë emri i saj. 

Etimologjia e emrit Bjellorusi, buron që nga koha e Kievan Rus, mbretëria e themeluar në shekullin IX nga një fis skandinav që u vendos në ato territore, ndërsa mbiemri kromatik (biello, i bardhë) i referohet asaj pjese të territorit që mbeti e lirë nga pushtimi mongol ishekullit XIII-të. 

Të ashtuquajturit “rusë të bardhë”, kanë qenë për shekuj me radhë pjesë e botës polako–lituaneze, thotë EtoreÇinnela, sovjetolog në Universitetin e Pizës. “Një entitet i parë shtetëror bjellorus lindi në mesin e shekullit XIII-të pas shpërbërjes së Kievanit Rus, shtetit të sllavëve lindorë, dhe pas pushtimit mongol”- shton ai. 

Nga bashkimi i popullsive vendase lindi Dukati i Madh i Lituanisë, një shtet pagan që më vonë u konvertua në katolicizëm, dhe në një shtet multietnik dhe multiracor, i përbërë nga territoret e sotme të Lituanisë, Bjellorusisë dhe një pjesë e Ukrainës.

Me bashkimin e Krevos në vitin 1386, u sanksionua uniteti dinastik midis vendit baltik dhe mbretërisë së Polonisës. Çinela thotë se ndikimi polako–lituanez në Bjellorusi përfundoi me ndarjen e Polonisë në vitin 1795. 

“Që nga ai moment, territoret bjelloruse dhe ukrainase u bënë pjesë e Rusisë së Katerinës II,dhe mori fund toleranca fetare që karakterizonte deri atëherë Dukatin e Madh të Lituanisë. Sllavët ortodoksë filluan të ndiheshin më afër Moskës për arsye fetare, dhe në dallim nga Ukraina, e cila kishte një elitë shumë të mirë dhe një ndërgjegje shumë të fortë kombëtare, ndjenja patriotike në Bjellorusi ishte më pak e theksuar. 

Kjo gjë shpjegon gjithashtu zhvillimet pas Revolucionit Rus. Prandaj, në fillimin e shekullit XIX, Bjellorusia hyri në orbitën e Moskës, fillimisht nën regjimin carist, pastaj nën atë sovjetik, dhe duke mbetur atje në fakt deri në ditët e sotme. 

Revoltat e bjellorusëve kundër carëve të shekullit të XIX që synonin rikrijimin e Konfederatës Polako–Lituanezedështuan, përfshirë atë të vitit 1863 me protagonistKalinovskin. Që nga mesjeta, territoret bjelloruse kanë shërbyer si një “zonë tampon” kundër të gjithë pushtuesve që nga Perëndimi u përpoqën të pushtonin ”zemrën”e Rusisë. 

Në fillim ishin sulmet polako–lituaneze nga shekulli XV deri në shekullin XVII, më pas pushtimi i mbretit të Suedisë Karli XII në vitin 1700, dhe ai i Napoleonit në vitin 1812. Sëfundmi ishte 2 ekspeditat gjermane gjatë dy luftërave botërore. 

Kjo shpjegon arsyen pse për të paktën dy shekuj, kontrolli i vendit është konsideruar i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e shtetit rus, edhe me çmimin e shtypjes së çdo kërkese për pavarësi. Më 25 mars 1918 gjatë pushtimit gjerman, u shpall lindja e një Republike të pavarur Popullore Bjelloruse. 

Por me avancimin e Ushtrisë së Kuqe dhe tërheqjen e gjermanëve, qeveria bjelloruse u detyrua të mërgojë, dhe në vitin 1919 u shpall Republika Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) si pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Territoret e banuara nga bjellorusët u copëtuan:zona e Bialistokut u mor nga Polonia, Smolensku nga Rusia,ndërsa Vilniusi iu dha Lituanisë. Ata u ribashkuan me RSSB vetëm pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë pas paktit Molotov–Ribbentrop, duke rindërtuar unitetin territorial të Bjellorusisë.

Më 10 dhjetor 1991, Bjellorusia u bë zyrtarisht një shtet i pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Por lidhja e fortë me Moskën nuk u shkëput asnjëherë plotësisht. “Gjatë shekullit XX pati disa përpjekje sporadike për të rigjallëruar identitetin kombëtar bjellorus. Por ai u gjallërua vetëm nga grupime të vogla, gjë që konfirmoi dobësinë e traditës së saj kulturore”, thekson Çinela. 

“Dhe ka ndodhur një paradoks interesant:gjuha bjelloruse, e cila në shekullin e XVI ishte zhvilluar në formë letrare me përkthimin e parë të Biblës, u rigjallërua pikërisht gjatë periudhës sovjetike. Përpjekjet e ndrojtura për pavarësi në vitin 1991, nuk ishin të krahasueshme me atë që ndodhi për shembull në vendet baltike, që ashtu siUkraina, nuk janë ndjerë ndonjëherë të lidhura me Rusinë”- thekson profesori.

Figura simbolike e fazës post-sovjetike është padyshim Llukashenko, që e ka qeverisur në mënyrë autoritare që nga viti 1994, pasi e ka përqendruar të gjithë pushtetin tek vetja. Falë ndihmës së Rusisë, ai e eliminoi të gjithë opozitën, dhe në vitin 2015 u zgjodh president për herën e pestë. 

Besnikëria e tij ndaj Kremlinit u shpërblye me subvencione të majme ekonomike dhe karburant të lirë. Por marrëdhënia e privilegjuar me Moskën nisi të prishet pas luftës në Ukrainë në vitin 2014. 

Lukashenko kritikoi presidentin Putin për aneksimin e Krimesë dhe filloi të kërkonte mbështetjen e Bashkimit Evropian, për të diversifikuar një ekonomi gjithnjë e më në krizë.Kjo derisa rritja e pabarazive sociale shkaktoi protestat e mëdha verën e vitit të shkuar, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat