Vaksina turke dërgohet në Ankara për përdorim edhe më të madh

Evropë

Vaksina turke dërgohet në Ankara për përdorim edhe më të madh

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Grupi i parë i vaksinës së zhvilluar në Turqi kundër COVID-19, e quajtur Turkovac, është dërguar nga Sanliurfa, një provincë juglindore e Turqisë ku u prodhua vaksina, në kryeqytetin turk, pasi e njëjta mori miratimin pas studimeve mbi vullnetarët.

Rreth 150 mijë doza të vaksinës Turkovac tashmë janë nisur për në Ankara, ku autoritet thanë se grupe të reja të vaksinës do të dërgohen edh në provinca të tjera turke gjatë ditëve në vijim.

Anëtari i Bordit të Shkencës së Koronavirusit në Turqi, Ates Kara, u k a bërë thirrje banorëve vendas të qytetit të Sanliurfit të vaksinohen me vaksinën Turkovac, pasi ky qytet e ka përqindjen më të ulët të popullsisë së vaksinuar.

“Tani kemi një vaksinë të prodhuar në Sanliurfa. Është një vaksinë, cilësia e së cilës është mbi mesataren botërore. Për këtë, unë dua që të gjithë, veçanërisht vendasit e Sanliurfas, të marrin vaksinën tonë vendase dhe kombëtare”, tha Kara, shkruan Hurriyetdailyneës.

“U kërkoj atyre që e kanë këtë vaksinë të japin mostrat e serumit dhe të gjakut. Do të jetë shumë e dobishme për ne dhe botën. Kjo vaksinë do të arrijë në të gjitha komunitetet anembanë globit”, vuri në shtoi tutje Kara, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga vaksinimi.

Turqia deri më tani ka administruar mbi 127.3 milionë doza që kur nisi një fushatë vaksinimi masiv në janar. Më shumë se 56.7 milionë njerëz kanë marrë dozat e para, ndërsa mbi 51.3 milionë janë vaksinuar plotësisht.

Numri i njerëzve që kanë marrë dozat e tyre të treta të vaksinës COVID-19 në Turqi ka kaluar shifrën e  16.2 milionë dozash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat