Papa "thyen" protokollin dhe shkon në dyqanin diskografik

Evropë

Papa "thyen" protokollin dhe shkon në dyqanin diskografik

Më: 12 janar 2022 Në ora: 08:06
Papa Françesku

Edhe një herë Papa Françesku vendosi të “thyejë” protokollin, me gjithë spontanitetin që e karakterizon.

Mbrëmjen e së martës, 11 janar, Papa shkoi në një dyqan diskografik në qendër të Romës, pranë sheshit ku ndodhet Panteoni.

Në këtë mënyrë ai donte të vizitonte pronarët e dyqanit, me të cilët kishte krijuar marrëdhënie miqësore përpara se të zgjidhej Papë.

Mediet italiane shkruajnë se Papa  u kishte thënë se do t'i vizitonte  sërish dhe mbrëmë  gjeti rastin për të mbajtur premtimin.

Papa qëndroi brenda dyqanit për dymbëdhjetë minuta dhe u kthye në Vatikan me një dhuratë që i dha çifti i dyqanit, një disk muzike klasike.

Si gjithmonë, edhe për këtë lëvizje Papa Françesku zgjodhi një makinë modeste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat