Një shtet dëshiron të ndërmjetësojë në bisedimet Ukrainë – Rusi

Evropë

Një shtet dëshiron të ndërmjetësojë në bisedimet Ukrainë – Rusi

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Pamje nga takimi mes palës ruse dhe ukrainase

Vatikani është shprehur i gatshëm “t’i lehtësojë” bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha të hënën Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, raporton CNN.

Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë”.

Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë për ta lehtësuar dialogun me Rusinë”.

Papa Françesku foli sërish të dielën mbi luftën në Ukrainë gjatë lutjes së tij javore Angelus, u kërkoi besimtarëve të luten dhe ftoi të gjithë “ta bëjnë 2 marsin, të mërkurën e hirit, një ditë lutjeje për paqen në Ukrainë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat