Çmimet në Rusi arrijnë nivelin më të lartë në dy dekada

Evropë

Çmimet në Rusi arrijnë nivelin më të lartë në dy dekada

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Çmimet në Rusi u rritën me ritmin e tyre më të shpejtë në më shumë se dy dekada gjatë javës së parë të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Inflacioni arriti në 2.2 për qind midis 26 shkurtit dhe 4 marsit, që është rritja më e madhe e çmimeve gjatë një periudhe shtatëditore që nga viti 1998,.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë e Rusisë, shitësit me pakicë kanë rritur çmimet në përgjigje të rënies së vlerës së rublës. Monedha ruse ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj që kur presidenti Vladimir Putin nisi pushtimin ilegal të Ukrainës më 24 shkurt.

Në bazë vjetore, inflacioni u rrit me 9.2 për qind në muajin shkurt nga 8.7 për qind një muaj më parë.

Analistët presin që ritmi i rritjes vjetore të çmimeve të kalojë 20 për qind deri në fund të marsit.

Ekonomia ruse po përgatitet për rënien e saj më të keqe që nga fundi i Bashkimit Sovjetik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat