Dy skenarët e mundshëm që e presin Ukrainën

Evropë

Dy skenarët e mundshëm që e presin Ukrainën

Nga: M.H. Më: 15 mars 2022 Në ora: 06:27
Oleksiy Arestovich

Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lufta të përfundojë më së voni deri në fillim të majit, kur Rusisë t'i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.

"Unë mendoj se jo më vonë se, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje," tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, vonë të hënën.

Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim.

"Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar në raunde të takimeve Sirinë, dhe të arrihet një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha ai.

Arestovich nuk është i përfshirë personalisht në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat