Rusia shpall armëpushim në Mariupol

Evropë

Rusia shpall armëpushim në Mariupol

Nga: A.M. Më: 31 mars 2022 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar një armëpushim në qytetin port të rrethuar të Ukrainës, Mariupol, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve.

“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga Agence France-Press të mërkurën, përcjell "Bota sot".

Korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhzhia - përmes qytetit të kontrolluar nga Rusia, Berdiansk - do të hapet në orën 1000 me orën lokale (0700 GMT)

Ukraina nuk e ka komentuar njoftimin.

Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar mes akuzave për keqbesim nga të dyja palët. Rusia është akuzuar gjithashtu se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Njoftimi vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat