Këto janë zhvillimet kryesore të ditës lidhur me luftën në Ukrainë

Evropë

Këto janë zhvillimet kryesore të ditës lidhur me luftën në Ukrainë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:45
Pamje nga Ukraina

Luftimet: Forcat ukrainase po vazhdojnë të përparojnë, teksa forcat ruse po tërhiqen nga afërsia e Kievit, ka thënë inteligjenca ushtarake britanike. Në rajonin lindor të Luhanskut është raportuar se në dy qytete ka pasur granatime ruse në ndërtesa banimi.

Po ashtu, në Poltava dhe Dnipro, në Ukrainën qendrore, autoritetet lokale kanë raportuar për dëme në infrastrukturën civile, pas sulmeve ruse. Po ashtu është raportuar se forcat ruse janë tërhequr nga një aeroport në afërsi të Kievit.

Evakuimet: Kryqi i Kuq tha se po bën edhe një përpjekje për evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Një ditë më herët, konvoji i Kryqit të Kuq ishte detyruar që të kthehej prapa pasi nuk pati kushte për evakuim.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se të shtunën pritet të hapen shtatë korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e rrethuara.

Përqendrimi në lindje: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se pritet beteja të ashpra në lindje të vendit. Forcat ruse, që po tërhiqen nga veriu, sipas tij, po rigrupohen për sulme të tjera.

Ndërkaq, Instituti i Luftës, tha se forcat e Kremlinit tani janë përqendruar në luftimet në lindje, pasi duan të marrin komplet rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat