Nata e parë e qetë në Çernihiv që nga muaji shkurt

Evropë

Nata e parë e qetë në Çernihiv që nga muaji shkurt

Më: 2 prill 2022 Në ora: 21:07
Ndërtesat e shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin e Çernihivit.

Qyteti verior i Çernihivit, të premten pati natën e parë të qetë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, tha për BBC-në nënkryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako.

Ai tha se “falë përpjekjeve të mëdha të ushtrisë ukrainase, trupat ruse u larguan nga shumica e fshatrave përreth Çernihivit”.

Pas javësh granatimesh dhe sulmesh ajrore ruse, Lomako tha se ka dëme të mëdha në infrastrukturën e Çernihivit.

Analistët perëndimorë dhe ukrainas besojnë se tërheqja ruse në pjesë të veriut është një plan rigrupimi, përpara një ofensive të re ruse në lindje të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat