Sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, beteja mes Macron dhe Le Pen

Evropë

Sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, beteja mes Macron dhe Le Pen

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:45
Kandidatët

Pas një fushate elektorale të heshtur, të ndrydhur mes emergjencës së krizës ukrainase dhe frikës konkrete për situatën ekonomike, Franca sot shkon në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti në largim Emmanuel Macron është dhënë qartë si favorit në raundin e parë, por sfiduesja e tij kryesore, Marine Le Pen, po kthehet në sondazhe.

Rreth 48 milionë francezë me të drejtë vote janë thirrur sot të zgjedhin se kush do të qeverisë vendin për pesë vitet e ardhshme.

Kush janë kandidatët?

Për t’u lejuar të kandidojnë për president, kandidatët duhet të marrin 500 nënshkrime nga rreth 42 mijë zyrtarë të zgjedhur.

Nënshkrimet duhej të certifikoheshin nga Këshilli Kushtetues – Gjykata e Lartë e Francës – deri më 4 mars.

Dymbëdhjetë kandidatë kanë arritur të mbledhin mjaft prej tyre për t’u kualifikuar:

Nathalie Arthaud (Lutte Ouvrière – anti-capitalist)

Nicolas Dupont-Aignan (Debout la France – right)

Yannick Jadot (Europe Ecologie Les Verts – green)

Anne Hidalgo (Parti Socialiste – socialist)

Jean Lassalle (Résistons – independent)

Marine Le Pen (Rassemblement National – far right)

Emmanuel Macron (La République en Marche – centrist)

Jean-Luc Mélenchon (Union Populaire – radical left)

Valérie Pécresse (Les Républicains – conservative)

Philippe Poutou (Nouveau Parti Anticapitaliste – anti-capitalist)

Fabien Roussel (Parti Communiste Français – communist)

Eric Zemmour (Reconquête – far right)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat