Dalin pamjet e frikshme: Aeroplani goditet nga rrufeja, ja nga ku ishte nisur

Evropë

Dalin pamjet e frikshme: Aeroplani goditet nga rrufeja, ja nga ku ishte nisur

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:28
Fluturimi EJU2889 nga Milano në Napoli u devijua për në Bari pasi u godit nga një rrufe

Një avion i EasyJet u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi u godit nga rrufeja. Avioni që ishte nisur nga Milano nuk ishte në gjendje të arrinte në Napoli pasi rrufeja goditi krahun e tij.

Rajoni i Campania-s në jug të Italisë u godit nga shira të dendur, të cilat thuhet se e vështirësuan shumë arritjen e avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Napolit. Avioni u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Barit.

Fatmirësisht, 90 pasagjerët që ishin në bord nuk janë dëmtuar nga incidenti. Mediat lokale kanë pohuar se pasagjerët u dërguan më pas në Napoli me transport publik.

Image
Fluturimi EJU2889 nga Milano në Napoli u devijua për në Bari pasi u godit nga një rrufe

Një zëdhënës i EasyJet tha:

Ne mund të konfirmojmë se fluturimi EJU2889 nga Milano në Napoli u devijua për në Bari pasi u godit nga një rrufe. Kjo thjesht si një masë paraprake dhe në përputhje me procedurat tona. Avioni është i pajisur për t'i bërë ballë rrufesë dhe në asnjë moment nuk është cenuar siguria e fluturimit.

Avioni u ul në mënyrë rutinore dhe pasagjerët vazhduan udhëtimin e tyre për në Napoli me autobus. EasyJet dëshiron t'u kërkojë falje pasagjerëve për çdo shqetësim të shkaktuar. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit të saj është prioriteti më i lartë i linjës ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat