​Britania e Madhe: Rusia po përdor dronët iranianë në luftën kundër Ukrainës

Evropë

​Britania e Madhe: Rusia po përdor dronët iranianë në luftën kundër Ukrainës

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Sipas shërbimeve sekrete britanike, Rusia ka përdorur dronët iranianë si pjesë e bombardimeve masive të Ukrainës, këtë javë.

“Por, aeroplanët pa pilot ‘Shahed’ janë të ngadaltë dhe fluturojnë shumë ulët, duke i bërë ato të lehta për t’u goditur nga mbrojtja ajrore”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes.

Megjithatë, sipas ministrisë, ekziston një mundësi reale që Rusia të ketë pasur njëfarë suksesi me përdorimin e disa dronëve në të njëjtën kohë.

“Duke qenë se avionët luftarakë rusë kanë një efektivitet të kufizuar, për shkak të mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës, rusëve vazhdojnë t’u mungojnë armë të sulmeve ajrore që ofrojnë një aftësi sulmi të besueshme, të qëndrueshme dhe të saktë. Ky është një nga boshllëqet më të rëndësishme në luftën ruse kundër Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Sipas të njëjtës, trupat ruse kanë përdorur dronët iranianë, duke përfshirë dronët kamikaze ‘Shahed-136’, të paktën që nga gushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat