Tragjedia në festën e Halloween-it, Putin befason me veprimin më të fundit ndaj Koresë së Jugut

Evropë

Tragjedia në festën e Halloween-it, Putin befason me veprimin më të fundit ndaj Koresë së Jugut

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:13
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 153 persona në festimet për Halloween.

"Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të thella në lidhje me vdekjen e një numri të madh njerëzish pas tragjedisë në Seul", thuhet në telegramin e lëshuar nga Kremlini.

Katër shtetas rusë u vranë gjithashtu në tragjedi.

Kështu njoftoi së fundmi ambasada ruse në Seul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat