Zgjerimi i NATO-s, Turqia dakord për rinisjen e dialogut me Suedinë dhe Finlandën

Evropë

Zgjerimi i NATO-s, Turqia dakord për rinisjen e dialogut me Suedinë dhe Finlandën

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Turqia ka rënë dakord të rinisë bisedimet mbi kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, pas pezullimit.

Ndërprerja erdhi pas protestave të shumta anti-turke dhe anti-islamike në kryeqytetin suedez.

Por tani qasja e Ankarasë duket se ka ndryshuar dhe rifillimi i negociatave pritet të ndodhë më 9 mars. Sidoqoftë, problemet për Suedinë mbeten, shkruan Euronews.

“Mendoj se shqetësimet tona për terrorizmin duhet të respektohen nga vendet kandidate. Aktivitete të tilla vazhdojnë ende në Suedi. Si komunitet ndërkombëtar, ne duhet t’i luftojmë veprime të tilla. Nuk është e mundur për ne t’i themi ‘po’ Suedisë pa parë hapa konkretë”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Më pak se dy javë më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ishte në Ankara.

Jens Stoltenberg ritheksoi në takimet me autoritetet turke rëndësinë e integrimit të Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat