Një 6 vjeçar bie në gropën septike dhe mbytet në fshatin serb

Evropë

Një 6 vjeçar bie në gropën septike dhe mbytet në fshatin serb

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Një djalë 6 vjeçar ndërruar jetë të hënën në fshatin Rogaça afër Sopotit, në kohën kur babai i tij ishte duke fjetur ka dalë nga shtëpia dhe ka rënë në një gropë septike, konfirmon portali  Nova.rs.

Mediat paraprakisht bënë të ditur se në shtëpi ndodhej babai i djalit, i cili kur pa se fëmija kishte rënë në gropë e ka nxjerrë menjëherë, por ishte vonë.

“Fëmija nuk jepte shenja jete. Babai thirri menjëherë policinë dhe tregoi se çfarë kishte ndodhur. Ekipi i emergjencës ka provuar reanimacionin dhe ka konfirmuar vdekjen e fëmijës”, ka thënë burimi i “Blic".

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, fëmija është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Nova.rs shkruan se në vendin e ngjarjes kanë dalë punëtorë nga Qendra për Punë Sociale në Sopot dhe në marrëveshje me babain e kanë zhvendosur fëmijën e dytë, vajzën 4 vjeçare në Qendrën për Mbrojtjen e Foshnjave, Fëmijëve dhe të Rinjve në Zveçanska në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat