Një serb në Gjermani dyshohet se e ka vrarë vajzën e partneres së tij

Evropë

Një serb në Gjermani dyshohet se e ka vrarë vajzën e partneres së tij

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Një serb 40-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën shtatëvjeçare të partneres së tij në Ulm të Gjermanisë, raporton N1info duke cituar mediat gjermane.

Të hënën ai ka goditur me thikë vajzën shtatëvjeçare të partneres së tij.

Bëhet e ditur se ai është vendosur në një institucion psikiatrik.

I dyshuari deri më tani ka heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë, njoftuan prokuroria publike dhe policia përmes një komunikate të përbashkët për media.

Të hënën e Pashkëve, rreth orës 17:20, ai ka telefonuar vetë urgjencën dhe ka pranuar se e kishte vrarë vajzën e partneres, njoftoi policia gjermane.

Në vendin e sipërpërmendur të krimit, në zonën e qendrës shkollore në lagjen Wiblingen, shërbimet e urgjencës gjetën një fëmijë të vdekur. I dyshuari ishte gjithashtu aty dhe më pas u arrestua.

Gjyqtari kompetent i gjykatës së qarkut ka lëshuar urdhër paraburgimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat